Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Nicki Minaj me album të ri në tetor

nga B.K6 qershor 2023
Nicki Minaj me album të ri në tetor

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, do të vijë së shpejti me album të ri për fansat e saj. Ajo lajmin për këtë e bëri të ditur vetë në një postim në Twitter.

Ky do të jetë albumi i pestë i Minaj pas pesë vite lansimi të albumit të katërt, të titulluar “Queen”, të cilin e lansoi në vitin 2018.

Albumi “Queen” u vlerësua në pozitën e dytë të Billboard 200.

Kjo artiste gjatë disa viteve të kaluara ka realizuar vetëm disa single.

Minaj e cila është repere, këngëtare e tekstshkruese, veçohet për talentin e pazakontë në muzikë. Ajo u bë e njohur pas lansimit të tri incizimeve me këngë të përziera, këtë në mes viteve 2007 e 2009.

Me fjalë të tjera, Billboard e ka vlerësuar si reperen më të mirë të të gjitha kohërave.

Albumi i pestë i Minaj, ende i patitulluar, do të lansohet më 20 tetor 2023.

Kjo artiste do të paraqitet së shpejti në filmin e ri Barbie, ku do të inteepretojë disa këngë. Ky film do të lansohet me 21 korrik 2023./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →