Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Nikiforov: Ushtarët rusë po lënë prapa dëshmi të krimeve të luftës

nga Xh.D3 prill 2022

Forcat ruse po lënë pas prova të krimeve të luftës ndërsa tërhiqen nga territoret përreth Kievit, ka thënë këshilltari i presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky, Sergej Nikiforov.
Nikiforov i përshkroi imazhet që dolën nga qytetet Bucha, Hostomel dhe Irpin, afër Kievit, si “zemërthyese”.
Ai tha se forcat ukrainase kanë gjetur varre masive, njerëz me duar dhe këmbë të lidhura dhe trupa të civilëve të ekzekutuar me plumba në pjesën e pasme të kokës.
“Është shumë e vështirë të kuptosh pse po ndodh kjo. Është brutalitet i pastër. Nuk ka nevojë ushtarake për të bërë të gjitha këto”, ka thënë ai.
Ndryshe, rrugët në Bucha raportohet se janë të mbushura me kufoma dhe tanke të djegura./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →