Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nipi vret gjyshen e tij

nga RTV2114 prill 2017

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prilep të Shkupit

Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Borka Medaro” në Prilep, në shtëpinë e cila ka qenë në pronësi të Kata Millosheskës (1938), Mlladen Millosheski (1987), nipi i saj, ka hyrë në dhomën e fjetjes ku ka fjetur gjyshja e tij dhe me jastëk është përpjekur që t’ia zë frymën, shkruan TV21.TV

E njëjta ka rezistuar dhe disi është larguar nga ai, më pas Mlladen ka nxjerrë boksues metalik dhe e ka goditur disa herë në kokë.

Kata ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq pas një ore, Mlladen vetë është paraqitur në Stacionin Policor në Prilep. Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →