(Lajm i përditësuar)
Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” janë mposhtur nga Rumania me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli i parë i rumunëve erdhi në minutën e 40 i realizuar nga Man, pikërisht në kohën kur Kosova po e dominonte ndeshjen dhe po e kërkonte golin.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola për Rumaninë me Marin që realizoi nga penalltia në minutën e 51’ dhe Dragush në të 82-tën.
Rumania shënon golin e dytë
Rumania ka kaluar në epërsi 2:0 ndaj Kosovës.
Razvan Marin shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51-të.
Penalltia u shkaktua nga Valon Berisha.
Kosovë 0-1 Rumani
Rumania ka shënuar golin e epërsisë në minutën e 40-të.
Golin e epërsisë e ka shënuar, Dennis Man.
Kosovë-Rumani, filloi ndeshja
Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosovë-Rumani, formacionet zyrtare
Ballafaqimi me Rumaninë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta shënojë nisjen e rrugëtimit të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në praninë e një stadiumi të mbushur me dardanë, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë rrugëtimin drejt kampionatit të botërorit.
Vetë trajneri Foda, por edhe sulmuesi në top-formë, Vedat Muriqi janë shprehur të bindur se Kosova do të luajë vetëm për fitore, por duke e konsideruar Rumaninë si rivalin më të rëndësishëm të grupit.
Ndeshja do të nisë nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Zhegrova, Berisha, Rexhbeqaj, Rashica, Asllani, Muriqi.










