Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nis mësimi në të gjitha shkollat

nga RTV214 shkurt 2019

Nuk dihet ende se a do të kompensohen orët e humbura

Pas tri javësh grevë nga mësimdhënësit për rritjen e koeficentit, sot në të gjitha shkollat rifillon procesi mësimor.

Greva u ndërpre pasi është arritur një marrëveshje mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës, të premten.

Ndërkaq, të shtunën në seancën e Kuvendit u miratua edhe projektligji për pagat me 63 vota pro asnjë kundër dhe një abstenim. Ndër amandamentet e Ligjit për Paga që u miratuan është edhe amandamenti i 71-të që i rritë pagat e mësimdhënësve për rreth 20% nga koeficienti fillestar.

Nuk dihet ende nëse do të kompensohen orët e humbura, edhe pse kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar disa herë se orët e humbura duhet të kompensohen./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →