Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nis ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së në veri

nga Venera Grabanica19 tetor 2023
Nis ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së në veri

Ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në komunat veriore të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Krasniqi në Facebook, ka shkruar se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishin në fshatrat Cerajë e Bistricë të Leposaviqit ku ka nisur ndërtimi i shtëpive për disa familje përfituese.

“Në veriun e Republikës së Kosovës ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive. Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit. Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastruktur rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →