Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Nis procesi i numërimit në disa qarqe

nga B G11 maj 2025
Nis procesi i numërimit në disa qarqe

(Lajm i përditësuar)


Nis procesi i numërimit në disa qarqe

Numërimi i kutive të para ka nisur në disa qarqe.

Vizion Plus mëson se po numërohen votat në qarkun e Gjirokastër, Bashkia e Tepelenës, qarku Korçë, Bashkitë Devoll dhe Pustec, në qarkun e Kukësit, si dhe në qarkun e Beratit në Bashkinë Kuçovë.

Sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025 ishte 42.16%.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.


Sa votuan brenda në Shqipëri, ​KQZ tregon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, 42.16 për qind ka qenë pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit.

Pjesëmarrja në votime në vitin 2023 ka qenë 37.79 për qind dhe 48.59 për qind në vitin 2021.

Rezultatet e para sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të dihen të martën.

Në përqindjen e daljes së votuesve nuk janë të përfshira edhe ajo nga diaspora, që ka votuar për herë të parë


Dalin rezultatet në Vorë: Ja përqindja e votave nga disa qendra

Dalin rezultatet në Vorë: Ja përqindja e votave nga disa qendra

Nga numërimi i dy kutive të para rezulton se PS ka marrë 222 vota ndërsa ASHM 73 vota.

PD-ASHM  73 vota

Bashkë  1 votë

Lëvizja Atdheu  0 vota

Koalicioni Euroatlantik  0 vota

PS  222 vota

Nisma Shqipëria Bëhet  4 vota

AKSH  1 votë

Aleanca Demokracia e Re  0 vota

Djathtas për Zhvillim  1 votë

Mundësia  8 vota

PSD  5 vota


Berisha pas votimeve: Sovrani foli, tani radhën e kanë numëruesit! Respektoni ligjin

Kryedmokrati Sali Berisha ka bërë reagimin e tij të parë pas mbylljes së votimeve.

Në një knferencë për mediat, Beisha tha se sovrani foli dhe tani është radha e numëruesve.

Ai ju bëri thirrje komisionerëve të PD që të zbatojnë vetëm ligjin.

“Priten rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli, vota është në duart të komisionerëve në përgjigjësinë më të madhe. Në Durrës bandat e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhër nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar qoftë nga mediat qoftë nga PD dhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ në komisionet e numërimit është të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnji votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqiëprinë Madhështore do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëshkimet më maksimale. Unë kuptoj se ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të dnikojnë ën vullnetin e sovranit, asngjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare”, tha Berisha.


Përqindja e votuesve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shtatëdhjetë e tetë pikë zero tre për qind e diasporës kanë votuar

Zarfet e ardhur në Komisionin Qendror Zgjedhor janë njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë nga dyqind e dyzet e pesë mijë e nëntë qind e tridhjetë e pesë që ishin në total për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Kujtojmë, kjo është hera e parë që diaspora shqiptare merr pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të 11-tat këto që nga viti 1991, në të cilat sipas exit-polleve fitoren e katërt radhazi e ka shënuar Partia Socialiste e Edi Ramës.


KQZ publikon të dhënat paraprake: Sa ishte pjesëmarrja në votime

Procesi zyrtar i votimit në zgjedhjet parlamentare 2025 ka përfunduar në orën 19:00 në të gjithë vendin. Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë më deklaratë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime.

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pjesëmarrja në rang kombëtar deri në orën 19:00 ka qenë 41.37%, sipas të dhënave të grumbulluara nga qendrat e votimit në orën e fundit të procesit.

“Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. 41.37% pjesëmarrja, kjo është mes orës 18:00 dhe orës 19:00. Për pak minuta do të ketë një update, nuk mendoj se do të ketë një ndryshim të madh. Në vlerësimin tonë procesi ka shkuar në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet,” deklaroi Celibashi.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →