Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Nis rrugëtimi i “Totem dhe Tabu” në Turqi

nga Xh.D17 mars 2022

Rrugëtimi ndërkombëtar i shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu” për vitin 2022 nis me dy prezentime në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Vendeve të Ballkanit, Devlet Tiyatroları, që mbahet në Bursa.
Ky festival do të mbahet nga 10-24 mars 2022.
“Totem dhe Tabu”, që është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar, do të prezentohet më 19 dhe 20 mars 2022 para publikut në Turqi.
Kujtojmë se, mbrëmë(16 mars) kjo shfaqje u dha në Teatrin Kombëtar të Kosovës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →