Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nis shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nëpër komuna

nga B.K13 shkurt 2021

Nga depoja qendrore Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur shpërndarja e fletëvotimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor për në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

Kamionët në të cilët ndodhet materiali i ndjeshëm zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, janë nisur nën përcjelljen e Policisë e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se edhe për këtë proces zgjedhor janë shtypur 10 përqind më pak fletëvotime se sa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas tij kjo nuk do shkaktojnë ndonjë telashe sepse kanë fletëvotime rezervë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →