Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekipi negociator diskuton finalizimin e platformës për dialogun

nga Egzona Mehmeti11 shkurt 2019

U takua ekipi negociator i Kosovës

Ekipi negociator i Kosovës për dialog ka nisur takimin në ambientet e Kuvendit të Kosovës për harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun me Serbinë.

Në takim janë parë të kenë hyrë Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Avni Arifi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka folur rreth platformës së dialogut, për të cilën ka thënë tha se ajo gjatë ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit.

Kreu i qeverisë ka theksuar se nëse i japin përkrahje platformës, atëherë do të jenë unik të gjithë, ndërsa i ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e kësaj platforme, pasi vetëm në këtë formë do të jenë fitues të gjithë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin. Në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →