Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Nis takimi i Grupit Punues për Vizat në Bruksel

nga Venera Grabanica12 tetor 2022

Tashmë ka nisur në Bruksel, takimi dy ditësh i Grupit Punues për Vizat, që mbahet në Këshillin e BE-së.
Sot dhe nesër, me  12 e 13 tetor, grupi diskuton për disa çështje. Në mesin e këtyre temave është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Takimi ka nisur në orën 10:00.
Ky organizim evropian do të diskutojë një të ashtuquajtur non-paper që do prezantohet aty nga Komisioni Evropian, raporton RTKlive.
Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.
Së pari, kolegji i komisionarëve pritet të miratojë Raportet e Progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.
Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Këshilli Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →