Ka nisur shtrimi i asfaltit në urën dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të lumit Ibrit. Kështu ka njoftuar zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, ka shkruar Durmishi në Facebook, ku ka postuar foto nga vendi.
Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, është përuaura me 1 korrik./21Media











