Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 66 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

nga Miranda Beqaj12 dhjetor 2021

Një person i moshës 66 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti se cila ka thënë se rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën ”Murat Mehmeti” në Prishtinë.
”Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →