Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Një autobus me pushues nga Kosova merr flakë në Himarë

nga B.K11 gusht 2021


Një autobus nga Kosova është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Himarë-Sarandë.
Nga hetimet paraprake, rezulton se mjeti, i cili drejtohej nga A.L., 38 vjeç, ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Punonjësit e zjarrfikëseve u njoftuan, të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./vizionplus

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →