🇽🇰 Kosova
Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet
nga B G7 shkurt 2024
Një burrë është dërguar pa shenja jete në spitalin Rajonal të Prizrenit, të martën rreth orës 22:55.
Në raportin e policisë thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia rastin e ka cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe është duke u hetuar./21Media











