Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë në Vushtrri

nga B.K21 prill 2022

Një 85 vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë në Vushtrri.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se është cilësuar si “vdekje dyshimtë”.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar”, ka njoftuar Zahiti.
Njësitë relevante policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →