Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një burrë goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

nga Kaltrina Berila2 janar 2024
Një burrë goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

Në minutat e parë të të hënës, një burrë nga Deçani është goditur nga një plumb qorr derisa ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe së është jashtë rrezikut për jetë.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →