RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Një delegacioni i Kongresit të SHBA viziton Maqedoninë

nga Kaltrina Berila11 maj 2017

U diskutua për çështje të ndryshme

Një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit. Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva.

Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA, shkruan tv21.tv.

Gjatë takimeve, delegacioni diskutoi përforcimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, bashkëpunimin ushtarak, dhe procesin për formimin e qeverisë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →