Një fëmijë 5 vjeçar viktima më e re nga Covid-19 në Shqipëri
Një fëmijë pesëvjeçar humbi jetën si pasojë e komplikimeve me Kovid-19, që është viktima më e re nga virusi i rrezikshëm në Shqipëri.
Sipas mediave shqiptare fëmija ka qenë në trajtim spitalor tetë ditë në spitalin në Sarandë, pas çfarë është transportuar në spitalin në Tiranë.
“Për shkak të gjendjes së përkeqësuar u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi, por fëmija me inicialet M.N. nuk ka arritur të fitojë betejën dhe ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Turqisë”, thekson Oranews
Fëmija ishte mbi pesë, rreth 54 kilogramë.Sipas statistikës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë fëmija nga Saranda është viktima e 2.881 nga Kovid-19 në Shqipëri, ku nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar virusi i rrezikshëm është diagnostikuar te mbi 800 fëmijë./TV21








