Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Një i mitur i humbur në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

nga Venera Grabanica16 janar 2026
​Një i mitur i humbur në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15 korrik 2008 dhe banues në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, është shpallur person i humbur që nga data 2 janar 2026.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për të ndihmuar në lokalizimin dhe identifikimin e vendndodhjes së të miturit.

“Çdo person që disponon informacion të dobishëm mund të njoftojë Policinë e Kosovës përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, emailit info@kosovopolice.com, ose numrit të kujdestar 192. Policia garanton që të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen konfidencialisht dhe falënderon qytetarët dhe mediat për kontributin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →