RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një i mitur u ther me thikë, u arrestua i dyshuari

nga Egzona Mehmeti2 janar 2021

Një i mitur ka pësuar lëndime si pasojë e therrjes me thikë gjatë ditës së djeshme në Prizren. Policia sot informoi se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin (i mitur), i cili ka therur me thikë viktimën.

“Viktima mashkull kosovar (i mitur), nga kalimtarët e rastit është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që njëjti kishte plagë të rënda trupore. Sipas mjekut, viktima është në gjendje të rëndë, mirëpo jashtë rrezikut për jetë. Njësia përkatës policore ka arrti të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), i cili e kishte therur me thikë viktimën.”, bëri të ditur policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →