Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur pasi një ndërtesë banimi është goditur nga bombardimet në kryeqytetin Kiev, raporton TV shtetëror ukrainas.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës informoi se dy trupa u gjetën dhe tre persona u dërguan në spital, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Fotot e shpërndara nga Shërbimi tregojnë tym që del nga blloku nëntëkatësh, ndërsa zjarrfikësit përdorin shkallët për të shpëtuar banorët./21Media








