Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Një i vrarë nga një sulm me armë

nga B G22 dhjetor 2018

Sulm me armë në Vjenë

Një sulm me armë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë, nga ku një person mbeti i vdekur e një tjetër në rrezik për jetën.

Policia kanë deklaruar se dy personat të goditur nga plumbat janë gjetur rreth orës 13:30 në sheshin Lugeck në Vjenë. Nuk kishte një informacion të menjëhershëm për identitetin e tyre.

Zona e incidentit ishte e mbyllur, teksa shërbimet e shpëtimit austriake kanë thënë për mediat austriake se njëri person ka vdekur e tjetri është plagosur rëndë nga të shtënat.

Policia në hetimin e tyre kanë deklaruar se nuk ka ndonjë rrezik për personat që nuk janë të përfshirë, duke mos shtjelluar më tutje.

Së pasku 5 të shtëna janë dëgjuar, me 2 persona duke u goditur në kokë, kanë raportuar policia.

Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →