Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

nga B.K21 janar 2020

Krasniqi: Krenar me luftën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Krasniqi do të paraqitet në Hagë më gjashtë shkurt në cilësinë e të dyshuarit.

“Krenar me luftën e UÇK-së, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →