Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një mjet shpërthyes gjendet në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga Lufta e Dytë Botërore

nga B G2 maj 2025
Një mjet shpërthyes gjendet në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga Lufta e Dytë Botërore

Një mjet shpërthyes që dyshohet të ketë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në Kaçanik më 1 maj.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se një person ka njoftuar se e kishte hasur mjetin në pyllin e fshatit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer në pyllin e fshatit. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, e cila dyshohet që është mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raportin e PK-së.

E sot, 2 maj, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, që thuhet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që u gjet më 27 prill.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →