Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në tentativë

nga Xh.D2 gusht 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.D., shtetas kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
I pandehuri dyshohet se më 01.08.2021, në Ferizaj së bashku me të pandehurin B.M. dhe një të mitur, të cilët janë në arrati, me dashje kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin F.H., ku pas fjalosjes e godasin në pjesën e pasme të shpinës, si dhe dy herë të tjera në krahun e majtë, e që si pasojë e këtyre goditjeve të njëjtit i shkaktohen lëndime trupore, për çka detyrohet të kërkohet ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë, ku është duke vazhduar trajtimi i të njëjtit.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyen ekzekutimin e tij.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →