Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një muaj paraburgim për një tentim vrasje në Pejë

nga RTV2111 shkurt 2019

Therje me thikë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së prej një muaji paraburgim ndaj të pandehurit F.Q. për shkak se më datën 9 shkurt 2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar” në Pejë, ka tentuar ta privojë nga jeta një person.

Incidenti ka ndodhur kur i pandehuri rreth një mos marrëveshjeje të mëhershme, në bisedë e sipër ka nxjerrë nga xhepi thikën dhe ka goditur të dëmtuarin në faqen e majtë,  duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →