Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Një muaj paraburgim për të dyshuarit për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

nga Venera Grabanica28 tetor 2024
​Një muaj paraburgim për të dyshuarit për sulmin ndaj kryetarit të Pejës

Një muaj paraburgim është caktuar për dy personat e dyshuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Lajmin për kp e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Të pandehurit ngarkohen me veprat penale “sulm ndaj personi zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

“Është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Pejë nga Gjykata Themelore, i është caktuar masa e paraburgimit dy personave për sulmin ndaj kryetarit dhe një shoqëruesi të tij”, tha Nikçi.

Muhaxheri u sulmua mëngjesin e 26 tetorit në qytetin e Pejës.

Avokati i tij, përmes rrjeteve sociale tha se, beson se arsyeja e sulmit ka të bëjë me punën e tij zyrtare.

Sulmi ndaj Muhaxherit u dënua nga partia në të cilën ai është pjesë – Lidhja Demokratike e Kosovës – dhe kryetari Lumir Abdixhiku.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë”, shkroi Abdixhiku.

Pas sulmit ka reaguar edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke e quajtur akt të ulët dhe të papranueshëm.

Ai tha se drejtësia duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe “veprime të tilla nuk duhet të tolerohen”

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →