Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një person gjendet pa shenja jete në bodrumin e një ashensori në Gjilan

nga Venera Grabanica27 shkurt 2024
Një person gjendet pa shenja jete në bodrumin e një ashensori në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur  në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në Gjilan.

Për rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

”Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese  në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Hashani.

Porokurori i shetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →