Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Një person nuk ndalon në shenjën stop të policisë, shkakton aksident në Ferizaj

nga B G15 mars 2025
​Një person nuk ndalon në shenjën stop të policisë, shkakton aksident në Ferizaj

Një person i moshës 18-vjeçare ka goditur një furrë buke në Ferizaj, pasi më parë nuk ishte ndaluar në shenjën stop të policisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami”, kur njësia e policisë së trafikut rrugor i ka dhënë shenjë për t’u ndalur një veture të tipit Mercedes me targa vendore. Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.

Gjatë përcjelljes policore, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari M. Sh. (18) është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për procedurë të rregullt, ndërsa i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për mosrespektim të shenjës “Stop” të policit dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shoferi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →