Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës

nga Gentrita Xhemajli18 qershor 2025
Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pjese të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Budapest.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se trashëgimia e “Atit themeltar të Republikës”, presidentit Ibrahim Rugova nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë.

“Prandaj, sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës ‘Ervin Szabó’ me emrin e Presidentit historik, si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →