Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Një rregull i ri për klubet nga UEFA

nga Venera Grabanica7 prill 2022

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka miratuar sot rregulloren e re të UEFA-s për licencimin e klubeve dhe rregulloren e qëndrueshmërisë në mbledhjen e tij në Nyon të Zvicrës.
Kjo rregullore është pjesë e reformave të para të madhe financiare të shtëpisë së futbollit evropian që nga viti 2010, njofton UEFA.
Ndryshimi më i madh është rregulla e re e cila do t’i kufizojë klubet në bërjen e transfereve të lojtarëve.
Me këtë rast, rregulli i kufizon harxhimet në rroga, transfere dhe pagesat e menaxherëve, të cilat nuk duhet ta kalojnë 70 për qindëshin e të ardhurave të klubit.
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga qershori i këtij viti.
Dhe, do të ketë implementim gradual në tri vjetët e ardhshëm, pasi do t’ua mundësojë klubeve që të adaptohen me këtë rregull të ri./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →