Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një shkollë në Gjakovë vendos ta ndërpresë grevën, nesër nis mësimi

nga Venera Grabanica13 shtator 2022

Këshilli i Mësueseve të shkollës “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka vendosur që nesër më 14 shtator, të fillojë procesin mësimor, pavarësisht grevës së SBASHK-u për shkak të kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social mbi ligjin për pagat.
Në një postim në Facebook thuhet se një gjë e tillë bëhet për të mirën e nxënësve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me Këshillin Grevist. Kurti ka thënë se ia ka paraqitur atij tri oferta shtesë, pos asaj prej 50 euro në muaj për tre muaj rresht.
Kurti ka thënë në një konferencë për media se ndonëse Këshilli Grevist i premtoi atij se do t’i diskutonte ofertat me anëtarësinë, sipas tij, menjëherë pas takimit, Rrahman Jasharaj, tha se greva do të vazhdojë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →