Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Një shtetas i Maqedonisë në mesin e viktimave në shpërthimin e fabrikës në Slloveni

nga E.Bullaku13 maj 2022

Në mesin e pesë personave të vrarë nga shpërthimi i djeshëm në fabrikën e produkteve kimike Melamin në qytetin slloven Koçevje, është edhe një shtetas i Maqedonisë, raportojnë mediat sllovene.
Sipas Departamentit të Policisë së Lubjanës, nga katër të vrarët e tjerë, dy janë sllovenë dhe dy janë shtetas të Bosnjës dhe Hercergovinës.
Sipas policisë sllovene, të vdekurit ende nuk janë identifikuar, por mësohet se tre prej tyre janë të huaj. Shefi i Departamentit të Përgjithshëm të Krimit në SIA të Lubjanës, Walter Zrinski, tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse shkaku i shpërthimit ka qenë gabim njerëzor. Shpërthimi në Koçevje, një qytet me rreth 8 mijë banorë në jug të Sllovenisë, ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →