RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

nga Kaltrina Berila22 mars 2024
Një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy burra, në Prizren.

Sipas raportit të Policisë më 16 mars familjarët e kishin raportuar vajzën e tyre të mitur si të zhdukur.

Ndërsa, më 18 mars sektori i hetimeve rajonale ka arritur që ta gjejë viktimën e mitur e cila ka deklaruar se gjatë atyre ditëve ka qenë në shoqërimin e dy personave të cilët dyshohet se e kanë dhunuar.

Prokurori ka urdhëruar që viktima të dërgohet në ekzaminim mjekësor.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →