🇽🇰 Kosova
Një vajzë raporton se u keqpërdor seksualisht, arrestohet i dyshuari
nga Kaltrina Berila15 shtator 2022
Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se para katër vjetësh ishte mashtruar duke e joshur me para nga një burrë dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel. Po ashtu sipas saj një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para dy muajve.
Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si dhunim i cili ka ndodhur në një motel në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet së është keqpërdorur seksualisht nga i dyshuari i cili tashmë është arrestuar.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është në procedurë hetimore./21Media










