Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një viktimë dhe 55 raste të reja me koronavirus

nga Xh.D28 shkurt 2022

Në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë dhe 55 raste të tjera me koronavirus.
Ndërkaq, siç njofton Ministria e Shëndetësisë janë kryer 1.581 testime.
Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës.
Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →