Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një zyrtar policor arrestohet për “dhunim” dhe “keqpërdorim seksual”

nga Venera Grabanica6 shkurt 2019

I arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual”

Inspektorai Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor për keqpërdorim të detyrës së tij. Për dyshimet në lidhje me këtë rast IPK-ja ka bërë të ditur se ka pranuar informacione anonime.

“Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit)”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Pas pranimit të këtyre informacione, hetuesit e IP kanë po sa kanë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar dje (05.02.2019) edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private (mjekësore)”, theksohet në njoftim.

IP ka njoftuar se policit me inicialet V.V i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas intervistimit të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, bëhet e ditur më tutje  në komunikatë.

I arrestuari dyshohet se duke e përdorur pozitën e tij në punë e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal, ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual”.

Inspektorati Policor ka treguar se hetimet do të vazhdojnë lidhur me këtë rast si dhe përfshirjen e të dyshuarve tjerë. /21Media 

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →