🇽🇰 Kosova
Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në veri
nga Miranda Beqaj16 janar 2022
Dhjetë automjete të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në rrugën Mitrovicë- Leposaviq.
Njësitë speciale janë vendosur në vendin e njohur si “Dudi Kerrsh”.
Përndryshe, dje institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
Përballë kësaj situate, autoritetet e Serbisë kanë vendosur që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë në referendum në katër qytete në Serbi që janë më së afërmi me territorin e Kosovës.










