Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të hëne, temperaturat shkojnë në …

nga Kaltrina Berila7 korrik 2025
Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të hëne, temperaturat shkojnë në …

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite, kur priten kalime vranësirash nëpër territor.

Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore megjithatë nuk priten reshje në territor.
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 38°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →