Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për dokumente personale

nga E.Bullaku3 gusht 2022

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njoftoi qytetarët e Kosovës se nga 1 gushti 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët.
Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale.
Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e tyre.
“Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →