Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për femijë

nga Venera Grabanica23 qershor 2022

Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.
Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro.
“Nga muaji i ardhshëm, do të fillojë zgjerimi edhe me gjeneratat tjera (2014, 2013, 2012 etj.), për të përmbushur kësisoj në tërësi premtimin se do të ketë shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.”, ka thënë Murati.
Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →