Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia respektimin e marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve.
Gjatë një vizite në Luginën e Preshevës, ambasadori, Hill, bëri të ditur se SHBA-ja e mbështet plotësisht BE-në si ndërmjetës i dialogut.
“Unë mendoj se rruga për marrëdhënie më të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë është përmes dialogut. Elementet për zgjidhje janë në tavolinë, është shumë e rëndësishme që të gjitha palët duhet të tregojnë respektin më të madh për njerëzit që i udhëheqin dhe për ndërmjetësuesit e dialogut.
Këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut, në mënyrë që ky dialog t’i hapë rrugën rajonit drejt BE-së sepse ky rajon vendin e ka në BE. Negociatat duhet të përfundojnë me një sukses ku të gjitha çështjet që janë në tavolinë duhet të respektohen. Mendoj se jemi me fat që e kemi dikë si Lajçak që është duke u marrë me këtë proces dhe mendoj se të gjithë ne duhet të ia japim përkrahjen’’, tha Hill.
Deklarata e ambasadorit Hill vjen një ditë pasi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajacak gjatë vizitës në Kosovë tha se dialogu ka pak progres në pikëpamjen më të gjerë të procesit të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, progresi në dialogu duhet të arrihet para zgjedhjeve në BE sepse, sic tha, vëmendje pastaj nuk është më tek dialogu.
“Nuk ka nevojë për pyetjen çfarë duhet bërë, por kur do ta bëjmë. Nëse më pyetni mua, do ta bëja sa më shpejt të jetë e mundur që të fillojmë me zbatimin. Udhëtova në Beograd dhe Prishtinë që të diskutojë procesin e normalizimit, për të parë se ku jemi dhe të diskutojë sa progres do të mund të arrihet para zgjedhjeve në BE”, tha Lajçak.
Ndonëse Lajcak nuk dha ndonjë datë për takimin e radhës midis Kosovës dhe Serbisë, presidentja, Vjosa Osmani tha se për planin e zbatimit duhet të vendosin palët në proces të dialogut.
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, kritikoi BE-në se nuk po e sanksionon Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit dhe kjo sipas tij do të ndikojë edhe në normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.
I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pas vizitës në Kosovë dhe Serbi ka thënë se do të analizohet qëndrimet e palës kosovare dhe asaj serbe dhe do të informohet lidershipi i BE-së, dhe se bashkë me rekomandime e tij do të pengatën hapat e radhës për dialogun./21Media










