Ka përfunduar super derbi anglez mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët.
Pas afro 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City ka barazuar 1:1 me Liverpoolin.
Golin për vendasit e shënoi Erling Haaland (minuta e 27’), kurse te Liverpooli golashënues ishte Trent Alexander-Arnold (minuta e 80’).
Me pikët e reja, City ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e parë, krahas Liverpoolit që zë vendin e dytë me 28 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:1.










