Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nuk ka mbledhje të Kuvendit këtë javë, kryesia mblidhet sërish javën tjetër

nga Xh.D1 nëntor 2021

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, sot u deklarua pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se brenda kësaj jave nuk do të ketë një seancë plenare. Ajo tha se në pajtueshmëri me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, u dakorduan që mbledhja të mbahet sërish javën e ardhshme.
“Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ne u dakorduam që javën që vjen të mblidhemi që ta caktojmë senacën e radhës. Kjo vjen si rezultat i takimeve punuese që janë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit gjatë kësaj jave dhe kemi një numër të madh të deputetëve që janë të angazhuar”, tha Bogujevci dhe shtoi për këtë kishte dakordim të të gjithëve në Kryesinë e Kuvendit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →