Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Nuk ka rëndësi kundërshtimi i serbëve, FSK do të veprojë në veri”

nga RTV2114 dhjetor 2018

I ftuar në emisionin Argument Plus, ishte Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha

Ministri bisedoi edhe për mandatin dhe shtrirjen e FSK-së pas transformimit në Ushtri të Kosovës.

Berisha deklaroi se FSK do të veprojë në tërë territorin e Kosovës, pasi ky është obligim kushtetues, duke nënkuptuar se kudo që të paraqitet nevoja, FSK do të jetë aty, shkruan rtv21.tv.

Edhe pse pala serbe në veri kundërshton këtë, ministri deklaroi se ata nuk punojnë në bazë të kundërshtimeve mirëpo në bazë të planeve, objektivave dhe përgjegjësive  që kanë, që janë të përcaktuara me ligje dhe kushtetutë të Kosovës.

Sipas tij shumë pak ka rëndësi kundërshtimi i serbëve të veriut, me rëndësi është që FSK do të jetë në shërbim të qytetarëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →