Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

nga Kaltrina Berila23 qershor 2022

Nuk është miratuar projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk ka kaluar. 102 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e ka mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti Bekim Haxhiu.
Para votimit, propozuesi i këtij projektligji, Bekim Haxhiu, kërkoi reflektim nga pozita për të mbështetet dhe për të tejkaluar ndikimet politike.
“Kjo krizë ekonomike mund të përballohet nëse bashkëpunojmë dhe në mes dy leximeve bashkërendohemi edhe për modalitetet e tjera”, theksoi Haxhiu./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →