Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nuk kalon rezoluta e PDK-së për grevën

nga B G23 shtator 2022

Rezoluta e Partisë Demokratike për grevën nuk u miratua në Kuvendin e Kosovës.Rezoluta e cila u hodh në votim të premtën nuk kaloi me 39 vota kundër, 22 për dhe 6 abstenime.
Kjo rezolutë kërkonte që të zhvillohen negociatat me Këshillin e Grevistëve të BSPK-së apo personat të autorizuar, deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës, u prezantua dje në Kuvend nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Kërkojmë nga Qeveria që në një afat prej 5 ditëve nga miratimi i kësaj rezolute, të përfshijë përfaqësues të autorizuar të BSPK-së, në grupin punues për hartimin e projektligjit të pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, deklaroi Tahiri dje. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →