Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e Lewandowskit

nga B G1 tetor 2025
​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e Lewandowskit

Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Sipas mediave spanjolle, drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026.

Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric. Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →