Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Numër rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orë

nga Kaltrina Berila31 janar 2021

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 447 mijë e 490, prej të cilëve 3 mijë e 658 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA ka qenë 171 458, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26 milionë e 514 mijë e 275.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 16,2 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 308,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,27 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 43 388 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,7 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,1 milionë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →